Burri vret gruan me thikë dhe vetëdorëzohet në polici

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesnatën e djeshme në në Patos.

Lajme

25/07/2016 07:51

Rreth orës 23:30, një 55-vjeçar, Kovaç Goxhaj, banues në Lagjen e Re, ka vrarë me thikë gruan e tij R. Goxhaj, 50 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Uniformat blu kanë shoqëruar Goxhaj në Komisariatin e Policisë së Patosit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.