“Burri u aksidentua, tu mendu që po vdes vëllezërit ia morën shtëpinë” – Rrëfimi i gruas në Prishtinë, thotë se deshën “ta shkelnin” me veturë
Një aksident i vitit 2021 e kishte lënë të lënduar rëndë Fadil Bajrën nga fshati Rimanishtë e Komunës së Prishtinës. Ai, teksa ishte rregulluar çatinë e shtëpisë së tij, kishte rënë nga një lartësi e madhe, duke pësuar lëndime të rënda. Gjatë kohës kur po mjekohej, vëllezërit e tij që jetonin në Angli kishin ardhur…
Lajme
Një aksident i vitit 2021 e kishte lënë të lënduar rëndë Fadil Bajrën nga fshati Rimanishtë e Komunës së Prishtinës.
Ai, teksa ishte rregulluar çatinë e shtëpisë së tij, kishte rënë nga një lartësi e madhe, duke pësuar lëndime të rënda.
Gjatë kohës kur po mjekohej, vëllezërit e tij që jetonin në Angli kishin ardhur në Kosovë për t’ia marrë shtëpinë, duke menduar se ai do të vdiste.
Për këtë ngjarje, rrëfehet gruaja e tij nga Kukësi për kamerën e lajmit.
“Burri im në vitin 2021 pësoi një aksident. Ra prej qatisë në Rimanishtë, që kishte hypur për ta rregulluar sepse rridhte shtëpia kur kishte reshje të shiut. Ai pësoi lëndime të rënda, mushkëria i kishtë krisur dhe i kishte 12 brinjë të thyera. Duke menduar se ai po vdes, vëllezërit e tij kishin ardhur prej Anglisë dhe e kishin vendosur shtëpinë për shtije, pa dijeninë tonë. Burri ka qëndruar në spital 13 ditë. Babai i tij i kishte ndarë shtëpitë. Atij që është në Angli ia kishtë dhënë dy, kurse neve hiç. Kur kemi marrë vesh, ne jemi munduar të vendosim shtëpinë në emër tonin”, thotë ajo.
Për më tepër, ajo e kishte denoncuar rastin, por pa sukses.
Siç rrëfehet, ajo ishte munduar të rregullonte këtë problem edhe me ndërmjetësues, por që tentimi i ndërmjetësuesit Ramadan Mahmuti, i njohur për pajtimin e gjaqeve, pati përfunduar i kotë.
Të mbetur pa zgjidhje, ata që nga ajo kohë po jetojnë në një shtëpi me qira në Vranjevc. /Lajmi.net/
Për ta kuptuar të gjithë ngjarjen, mund ta shikoni videon më poshtë: