Burri që humbi 20 kilogramë për shtatë muaj, duke bërë këtë ushtrim

Një person ka vendosur ta bëjë publike udhëtimin drejt humbjes së pabesueshme të peshës.

Lifestyle

29/07/2019 20:15

Para udhëtimit të humbjes së peshës, Simon O’Brien përjetoi një ndarje që ndikoi në besimin dhe vetëvlerësimin e tij.

Brien, 33-vjeçar, kthehej natën vonë, me trup të dominuar nga alkooli dhe ushqimi i shpejtë, gjë që e bëri të ndihej mirë për një afat të shkurtër kohor, transmeton lajmi.net.

Një ditë prej ditësh, analisti dixhital i mjekësisë ligjore vendosi të fillojë transformimin e tij.

Ai filloi të bënte hiking në mëngjeset e hershme, për shtatë muaj rresht. Gjithashtu, ai hoqi dorë nga shprehitë e këqija, siç janë duhani e alkooli.

Tani ai gatuan ushqime të shëndetshme dhe i merr për në punë. /Lajmi.net/