Burri nga Rahoveci vrau gruan në Gjermani dhe thirri djalin në telefon për t’i treguar, nëna e viktimës: Humba thesarin e nënës

Një vrasje e rëndë u raportua të ketë ndodhur para dy ditësh në Gjermani. Një burrë kosovar që jeton në Thannhausen të Gjermanisë dyshohet se ngufati gruan e tij deri në vdekje. Pas ngjarjes së rëndë, i njëjti kishte telefonuar djalin duke i treguar se ia ka vrarë nënën. Në këtë rast bëhet fjalë për…

Lajme

21/03/2025 15:08

Një vrasje e rëndë u raportua të ketë ndodhur para dy ditësh në Gjermani.

Një burrë kosovar që jeton në Thannhausen të Gjermanisë dyshohet se ngufati gruan e tij deri në vdekje.

Pas ngjarjes së rëndë, i njëjti kishte telefonuar djalin duke i treguar se ia ka vrarë nënën.

Në këtë rast bëhet fjalë për viktimën, Leonora Cena Nurkasa dhe dorazin Bekim Nurkasa.

E në lidhje me këtë rast shumë të rëndë ka reaguar nëna e të ndjerës.

Sebahate Cena ka rrëqethur me fjalët e saj të shkruara për vajzën, që e quajti “thesari i nënës”.

Reagimi i plotë:

E humba qikën tem, Leonora e nones… thesari i nones…
Me të humbëm një nënë, një motër, një teze, një hallë, një gjyshe.
Humbje tragjike që na ndodhi…
S’ka fjalë për ta përshkruar boshllëkun në zemrat tona…
Zemrat tona janë thyer, shpirti ynë është plagosur, dhe çdo frymëmarrje duket më e rëndë pa praninë e saj.
Dhimbja s’ka kufi…
Ajo ishte dritë në jetën tonë, një shpirt i pastër, një buzëqeshje që ndriçonte edhe ditët më të errëta.
Fati i pamëshirshëm na e mori shumë shpejt, në një mënyrë që nuk mund ta kuptojmë dhe nuk mund ta pranojmë.
Uroj që kjo dhimbje të mos i ndodhë askujt.
Pusho e qetë, o engjëlli ynë më i bukur, o shpirt i nones…
Gjithe familja eshte ne vajtim…
Do të të duam përjetësisht – nëna, vëllezërit, nuset, motra, fëmijët, nipat, mbesat.
Do ta kujtojmë atë si një grua të fortë, të dashur dhe të papërsëritshme, qe la pas dashuri, kujtime te bukura dhe nje boshllek qe askush s’mund ta mbushe./Lajmi.net/