Burri nga Prishtina në hall: Qentë endacakë ia sulmuan djalin e ai ra në gropë të madhe, më pas iu vërsulën edhe motrës së tij

Problemi me qentë endacak në Prishtinë është një ndër probleme të shumta që përballet ky qytet. Para disa ditëve, në lagjen Mati 1 të Prishtinës, është raportuar se qentë endacakë në baza ditore po sulmojnë kalimtarët në rrugë, atë edhe gjatë ditës ku lëvizjet e njerëzve janë më të larta. Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni,…

Lajme

10/05/2024 12:36

Problemi me qentë endacak në Prishtinë është një ndër probleme të shumta që përballet ky qytet.

Para disa ditëve, në lagjen Mati 1 të Prishtinës, është raportuar se qentë endacakë në baza ditore po sulmojnë kalimtarët në rrugë, atë edhe gjatë ditës ku lëvizjet e njerëzve janë më të larta.

Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka intervistuar disa banorë të kësaj lagjeje, të cilër rrëfyen për gjendjen e rëndë me qentë endacakë.

Një banor tha se ai është sulmuar nga qentë endacakë në mes të ditës duke u kthyer nga puna, dhe theksoi se gjendja në këtë lagje të Prishtinës është alarmante, dhe ka kërkuar që të krijohet një zgjidhje.

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve kanë dalë kundër që të bëhet largimi i qenve endacakë, që sipas tyre, kjo përbën shkelje të të drejtave të kafshëve.

Ndërsa rreziku i banorëve dhe fëmijëve të lagjes Mati 1 në Prishtinë nga qentë endacak mbetet ende i lartë. /Lajmi.net/

Video: