Burri dyshohet se plagosi gruan në Fushë-Kosovë, shtiu me armë zjarri disa herë në drejtim të saj

Një plagosje u raportua të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë-Kosovës. Si shkak i të shtënave me armë zjarri është plagosur një grua. Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Por sipas informacioneve shtesë në lidhje me këtë rast gruaja është plagosur nga bashkëshorti i saj. Madje theksohet se i njëjti…

Lajme

06/08/2024 08:52

Një plagosje u raportua të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë-Kosovës.

Si shkak i të shtënave me armë zjarri është plagosur një grua.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Por sipas informacioneve shtesë në lidhje me këtë rast gruaja është plagosur nga bashkëshorti i saj.

Madje theksohet se i njëjti ka shtënë me armë disa herë radhazi në drejtim të saj, duke i shkaktuar kështu plagë të rënda në trup.

Po ashtu viktima nga ky rast tashmë është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./Lajmi.net/

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë, plagoset një grua