Buroja e e Thaçit pa rrymë, banorët nuk e dinin se ish-presidenti ishte në Kosovë për vizitë te babai

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka vizituar babain e tij të sëmurë i cili ndodhet në QKUK. Përveç bashkëvendasve të tij nga Broja e Skenderajt të gjithë qytetarët e Kosovës i kishin parë pamjet e Thaçit në QKUK. Kjo ndodhi për shkak të mungesës së energjisë elektrike në këtë fshat. Kushërinjtë e tij u emocionuan me të…

Lajme

13/03/2025 17:46

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka vizituar babain e tij të sëmurë i cili ndodhet në QKUK.

Përveç bashkëvendasve të tij nga Broja e Skenderajt të gjithë qytetarët e Kosovës i kishin parë pamjet e Thaçit në QKUK.

Kjo ndodhi për shkak të mungesës së energjisë elektrike në këtë fshat.

Kushërinjtë e tij u emocionuan me të dëgjuar për ardhjen e tij, derisa shpresonin ta shihnin në fshat.

Mirëpo ish-presidenti nuk u dërgua në vendlindje pas përfundimit të vizitës së tij tek babai në QKUK.

Kujtojmë se Thaçi u refuzua nga Specialja katër herë për vizitë.

Gjykata vlerësonte se gjendja e babait të Thaçit nuk është aq e rëndë.

Ardhja është mbajtur krejtësisht fshehtë nga gjykata për shkak se, sipas Prokurorisë, Thaçi ka ndikim të madh politik në Kosovë.

VIDEO