Burgimi i përjetshëm për Edmond Lajçin që vrau gruan, reagon vëllau i viktimës: Na e lehtësoi dhimbjen

Shpat Ukella, vëllau i viktimës Gjyljeta Ukella, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore, për Burgim të Përjetshëm për kryerësin e veprës, Edmond Lajçi. Shpati përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se s’kishte s’i të ishte ndryshe për ata që vrasin gratë e tyre, duke shtuar se familjes i është…

Lajme

09/06/2025 16:25

Shpat Ukella, vëllau i viktimës Gjyljeta Ukella, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore, për Burgim të Përjetshëm për kryerësin e veprës, Edmond Lajçi.

Shpati përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se s’kishte s’i të ishte ndryshe për ata që vrasin gratë e tyre, duke shtuar se familjes i është lehtësuar sadopak dhimbja. Ai falënderoi edhe mbrojtjen e tyre për këtë rast.

E plotë:

Sot Gjykat e Apelit e tha vendimin final e ska me si te jetë ndryshe per veq burgim i PERJETSHEM per njerz qe vrasin gruan.

Per ne si familje ky vendim na ka lehtsur sado pak dhimbjen qe ndjejm per motren tonë dhe falmnderojm organet per vendimin e marr.

Ne si familje duam te falmnderojm edhe njeher av.Fehmie Gashi Bytyqi per punen e madhe te ber deri me tani.

Me respekt familja UKELLA