Burgim i përjetshëm për Kenan Evrenin 96-vjeçar
Mediat turke raportojnë se ish-presidenti, Kenan Evren, dhe ish-komandanti i Forcës Ajrore, Tahsin Sahinkaya, janë dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të rolit të tyre në grusht-shtetin ushtarak të vitit 1980.
Lajme
Kenan Evren, 96 vjeç, dhe Sahinkaya, 89-vjeç, janë akuzuar për organizimin e kushteve për ndërhyrje ushtarake dhe më pas për kryerjen e grusht-shtetit.
Ata janë të vetmit liderë të gjallë të grusht-shtetit, i cili ka sjellë në pushtet regjimin ushtarak, transmeton REL.
Ndjekja e tyre penale është bërë e mundur pasi qeveria e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan ka bërë ndryshimet kushtetuese në vitin 2010, të cilat ua kanë marrë imunitetin.
Ata janë gjykuar qysh në vitin 2012, por asnjëri prej tyre nuk i ka ndjekur seancat për shkak të gjendjes shëndetësore.