Bunjaku-Rexhepi: Raportimi i bordit të KOSTT-it në 2021 pa media, ishte urdhëruar nga Dejona Mihali

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka reaguar sot pas deklaratës së anëtarit të Bordit të KOSTT-it, Nebih Zariqit i cili ka përmendur një mbledhje të vitit 2021, që sipas tij Komisioni Parlamentar për Ekonomi donte ta frikësonte Bordin e KOSTT-it dhe të diktonte ndaj tij politikat nënshtruese e frikësuese të Dejona Mihali. Sipas tij, ekziston…

Lajme

17/10/2024 13:23

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka reaguar sot pas deklaratës së anëtarit të Bordit të KOSTT-it, Nebih Zariqit i cili ka përmendur një mbledhje të vitit 2021, që sipas tij Komisioni Parlamentar për Ekonomi donte ta frikësonte Bordin e KOSTT-it dhe të diktonte ndaj tij politikat nënshtruese e frikësuese të Dejona Mihali.

Sipas tij, ekziston edhe incizimi i atij takimi, transmeton lajmi.net.

“Ngadhnjim Jakupi ( sekretari)ishte shkarkuar nga Bordi i KOSTT, pikrisht për falsifikm dhe shtrembërim të diskutimeve që anëtaret e Bordit i bënin në mbledhje( ekzistojne inçizimet dhe proçesverbalet ).  Pasi që Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nuk arriti ta bind Bordin të funksionoj sipas direktivave të Qeverisë, zgjodhi rrugën tjetër defunksionimin e Bordit të KOSTT duke i shkarkuar njërin nga anëtaret me të dinjitetshem dhe profesional”, ka shkruar ai.

Bunjaku-Rexhepi ka ndarë sot një deklaratë të saj për media, pas kësaj mbledhje ku nuk u lejua pjesëmarrja e mediave aty.

Bunjaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se urdhëri për largimin e mediave është dhënë nga Dejona Mihali, ku sipas saj, një veprim i tillë reflekton një përpjekje për të influencuar proceset vendimmarrëse në mënyrë të paligjshme.

“Tani e kam të qartë pse, më 05.08.2021, mazhoranca kërkoi që Bordi i KOSTT-it të thirrej në raportim me dyer të mbyllura, duke e arsyetuar këtë me ngjarje të rëndësishme. Ky veprim ishte një urdhër i dhënë nga Dejona Mihali dhe reflekton një përpjekje për të influencuar proceset vendimmarrëse në mënyrë të paligjshme. Kjo situatë ngre shqetësime serioze për pavarësinë e institucioneve dhe transparencën e proceseve administrative”, ka shkruar Bunjaku-Rexhepi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i saj i plotë në Facebook: