Bundesliga – Muller thyen rekordin e De Bruyne

Thomas Muller ka vendosur rekord të ri në Bundesliga.

Sport

27/06/2020 20:06

Ikona e Bayern Munich, Thomas Muller, ka vendosur një rekord të ri në kampionatin elitar të fubollit gjerman.

Muller, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni, të cilën Bayern e luajti ndaj Wolfsburg, regjistroi një asistim, me të cilin edhe vendosi rekord në Bundesliga.

Deri në këtë ndeshje, Kevin de Bruyne mbante rekordin për më së shumti asistime në një sezon të Bundesliga, me 20 në total, përcjell lajmi.net.

Me asistimin për Kingsley Coman, Muller shkoi në 21 sosh për këtë edicion.

Kështu, Muller është lojtari që ka numëruar më së shumti asistime në një sezon të vetëm në Bundesliga. /Lajmi.net/