Bulliqi reagon për nisjen e hetimeve ndaj tij: I gatshëm të bashkëpunojmë me Prokurorinë

Sot më herët gjatë ditës u njoftua se Prokuroria ka nisur hetimet ndaj kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në lidhje me hetimet për ndërtimet pa leje në zonën rreth Liqenit të Batllavës, rrënimi i të cilave çoi në shkarkimin e drejtorit të Inspekcionit në këtë komunë, Besnik Mulliqi. Me anë të një postimi në Facebook,…

Lajme

05/08/2022 12:14

Sot më herët gjatë ditës u njoftua se Prokuroria ka nisur hetimet ndaj kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në lidhje me hetimet për ndërtimet pa leje në zonën rreth Liqenit të Batllavës, rrënimi i të cilave çoi në shkarkimin e drejtorit të Inspekcionit në këtë komunë, Besnik Mulliqi.

Me anë të një postimi në Facebook, Bulliqi ka thënë se “i mirëpret” hetimet e prokurorisë në atë formë që të zbardhet e vërteta në lidhje me këtë çështje, shkruan lajmi.net.

“Shpreh gatishmërinë e plotë, që si institucione lokale, të bashkëpunojmë ngushtë me Prokurorinë për zbardhjen e të vërtetës për ndërtimet ilegale në atë zone”, ka thënë Bulliqi.

Postimi i plotë:

Në media po qarkullon lajmi se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet për ndërtimet pa leje në zonën përreth Liqenit të Batllavës.

I gëzohem këtij lajmi dhe mirëpres çdo hetim, me qëllim që të zbardhet e vërteta lidhur me këtë çështje.

Shpreh gatishmërinë e plotë, që si institucione lokale, të bashkëpunojmë ngushtë me Prokurorinë për zbardhjen e të vërtetës për ndërtimet ilegale në atë zonë. /Lajmi.net/