Bulliqi: LDK-ja s’ka arsye të refuzojë rishikimin e demarkacionit
Deputeti i LDK-së, Shpëtim Bulliqi, njëri nga kundërshtarët me të rreptë të demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se deklaratat e Adem Grabovcit nga PDK-ja janë pozitive.
Lajme
“Është mirë që më në fund që politika ka filluar me i kthye sytë kah realiteti i situatës, në këtë rast sigurisht se kjo do të jetë domethënëse për zhvillimin e mëtejmë të situatës rreth demarkacionit”, ka thënë Bulliqi për lajmi.net.
I pyetur nëse edhe partia e tij do të reflektojë për këtë gjë, ai ka thënë se LDK-ja nuk ka asnjë arsye për të mos reflektuar pasi kjo është në interes të vendit.
“Unë mendoj që PDK-ja dhe LDK-ja do t’i sinkronizojnë gjërat dhe do të reflektojnë pozitivisht, sepse nuk ka asnjë arsye për të mos e bërë një gjë të tillë. Kjo është në interes të Kosovës që të mbrohet territori dhe besoj se LDK-ja nuk asnjë arsye për të refuzuar”, ka thënë Bulliqi.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se kufiri i Malit të Zi është pesë kilometra brenda territorit të Kosovës.
Marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të Zi, është kundërshtuar nga partitë opozitare dhe nga shoqëria civile. Nga kjo marrëveshje, sipas tyre Kosova humb rreth 800 hektarë tokë. /lajmi.net