Bukuroshja nga Presheva që pretendon të zgjedhet më e bukura në Austri

Saranda Saiti, një bukuroshe nga Presheva, është duke konkuruar në konkursin që gazeta nachrichten.at e ka hapur në kërkim të bukurosheve. Ju madje mund të votoni për të!

ShowBiz

09/11/2014 12:51

Në këtë konkurs që është hapur në fillim të muajit tetor është duke marrë pjesë edhe Saranda, e cila është një bukuroshe e vërtetë.

Ajo është 18 vjeçare dhe është me prejardhje nga Presheva por që ka lindur në Austri.

Saranda dëshiron që të bëhet një fotomodele e njohur në Austri dhe për këtë arsye ajo ka vendosur që ta sfidojë veten në këtë konkurs.

Ajo padyshim që është duke i mahnitur të gjithë me bukurinë e saj. Për Saranden ju mund edhe të votoni duke klikuar këtu.                   

Fituesja e këtij konkursi do të shpërblehet me një kontratë me shtëpinë e modës ‘Penz’ dhe me disa kontrata tjera në Austri.