Bujar Osmani i dërgon mesazh Arben Taravarit pasi shpalli fitoren

Bujar Osmani, kandidat i Frontit Evropian për president të Maqedonisë së Veriut, ka shpallur fitoren e këtij fronti në kampin shqiptar. Në garën e përgjithshme, Osmani është renditur i treti. Ai ka pasur një mesazh për Arben Taravari, kandidatin tjetër shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut. Osmani i tha se kanë pasur një fushatë…

Lajme

24/04/2024 22:09

Bujar Osmani, kandidat i Frontit Evropian për president të Maqedonisë së Veriut, ka shpallur fitoren e këtij fronti në kampin shqiptar.

Në garën e përgjithshme, Osmani është renditur i treti.

Ai ka pasur një mesazh për Arben Taravari, kandidatin tjetër shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut.

Osmani i tha se kanë pasur një fushatë të ndershme, duke i kërkuar Taravanit që ta pranojë humbjen.

“Arben pavarësisht goditjeve, patëm një fushatë të ndershëm dhe që me dinjitet sot të pranohet humbja dhe po ashtu edhe fitorja. Vullneti i popullit është ai që përcakton. Duhet të pranojmë këtë vullnet për mesazhin që e dërguan sot shqiptarët dhe të gjitha komunitetet tjera”, ishte mesazhi i Osmani