Bugatti pritet të prodhojë këtë super-veturë

13:02 | 8 Korrik 2019

Lamborghini ka SUV. Po ashtu, Maserati, Bentley dhe Rolls Royce. Këtyre firmave pritet t’i bashkangjitet edhe Bugatti.

Thashethemet po qarkullojnë për një veturë të tipit ‘SUV’ nga kompania franceze e automobilave ‘Bugatti’, i cili pritet të jetë ndër më të shpejtit, më të fuqishmit dhe më të shtrenjtit në mesin e këtyre modeleve, transmeton lajmi.net.

Ky projekt është vepër e projektuesit boshnjak Sajdin Osmanceviç, i cili aktualisht punon në Skoda, kompani simotër e Bugattit nën ombrellën e gjerë të Grupit Volkswagen.

Megjithatë, kompania ende nuk ka bërë të ditur në lidhje me performancën që do ketë vetura, apo edhe çmimin e saj. /Lajmi.net/