Bugatti lanson super-veturën 4-milionëshe

18:50 | 8 Shtator 2019

Marka italiane për prodhimin e makinave ‘Bugatti’, në nder të 110-vjetorit të Grand Tour ka lansuar modelin ‘Chiron Super Sport 300+’.1

Sipas Motor1, ‘Bugatti’ do përgatisë 30 njësi nga ky model, gjersa çmimi i cili do t’i etiketohet veturave do jetë 3,5 milionë euro për copë, transmeton lajmi.net.

‘Bugatti Chiron Super Sport 300+’ mësohet të jetë i njëjti në përformancë me prototipin i cili së fundmi theu rekord botëror të shpejtësisë.

Vetura është e pajisur me një motor W16, i cili prodhon 1,578 kuaj-fuqi.

Ndiqini fotografitë e automobilit më poshtë. /Lajmi.net/