Bugaqku: Zgjedhjet e reja brenda 45 ditësh pas përfundimit të afatit kushtetues

Përfaqësuesi i zyrës ligjore në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, tha se Gjykata Kushtetuese në vendimin e fundit të saj e ka bërë të qartë se nëse brenda 34 ditësh nuk zgjedhet presidenti i ri, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Bugaqku tha se Kushtetuta e parasheh që pas…

Lajme

15/04/2026 13:54

Përfaqësuesi i zyrës ligjore në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, tha se Gjykata Kushtetuese në vendimin e fundit të saj e ka bërë të qartë se nëse brenda 34 ditësh nuk zgjedhet presidenti i ri, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Bugaqku tha se Kushtetuta e parasheh që pas kalimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, zgjedhjet të mbahen brenda 45 ditësh.

“Zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më vonë se 45 ditë nga dita e shpërndarjes së Kuvendit. Nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe vendi shkon në zgjedhje, atëherë ato do të duhej të mbaheshin në mes të muajit qershor, më 7 ose 14 qershor, varësisht se si kalkulohen afatet dhe ditët e mbetura nga momenti kur shpërndahet Kuvendi., tha Bugaqku për rtv21.