Buffon: Shpresoj që Dybala të mos e humb Kampionatin Botëror

Gianluigi Buffon ka dhënë disa komente lidhur me lëndimin e Paulo Dybala. Paulo Dybala ka pësuar mbrëmë një lëndim në kuadriceps dhe pritet të mungojë për një periudhë të konsiderueshme. Sipas raportimeve të fundit, Dybala mund të mungojë prej 4 deri në 8 javë, përcjell lajmi.net. Për situatën e lojtarit ka folur edhe ikona italiane…

Sport

10/10/2022 23:03

Gianluigi Buffon ka dhënë disa komente lidhur me lëndimin e Paulo Dybala.

Paulo Dybala ka pësuar mbrëmë një lëndim në kuadriceps dhe pritet të mungojë për një periudhë të konsiderueshme.

Sipas raportimeve të fundit, Dybala mund të mungojë prej 4 deri në 8 javë, përcjell lajmi.net.

Për situatën e lojtarit ka folur edhe ikona italiane e futbollit, Gianluigi Buffon. Dëshira e tij është që argjentinasi të arrijë në kohë për Kupën e Botës.

“Vetëm mund ta komplimentoj për atë që po bën. Askush s’ka dyshim në kualitetet e tij. Ai kishte nevojë për një sfidë të re dhe e zgjodhi atë te Roma”, ka thënë Buffon për Dybala, përcjell lajmi.net.

“Ai është i kënaqur me atë që po bën dhe unë shpresoj që ai s’do ta humb Kampionatin Botëror”, shtoi italiani.

Buffon dhe Dybala ishin shokë skaudre te Juventus. /Lajmi.net/