“Budallenjtë” në Teatrin Kombëtar

Në një fshat të gjithë njerëzit besojnë se kanë një mallkim, i cili nuk i lejon ata të bëhen të mençur. “Budallenjtë”, është kjo komedia e autorit Neil Simon, e cila do të jepet premierë nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës me regji të Florent Mehmetit.

ShowBiz

19/01/2016 15:21

Mehmeti e ka cilësuar këtë shfaqje si të “smutë”. “Besoj që kemi arrit të bëjmë një shfaqje të ‘smutë’ e cila do të jetë e këndshme për audiencë dhe t’i sjellë publikut një mbrëmje të këndshme me gjithë thumbat që i ka”, u shpreh Florent Mehmeti, transmeton KultPlus.

“Budallenjtë” do të luhen nga aktorët Shkëlzen Veseli, Shkumbin Istrefi, Ilire Vinca, Arta Selimi, Adrian Morina, Ramadan Malaj, Xhejlane Godanci, May-Linda Kosumoviq, Ylber Bardhi, Semira Latifi dhe Albulena Kryeziu.