BSPK vendos sot lidhur me protestat e paralajmëruara
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK), Atdhe Hykolli ka filluar mbledhjen me përfaqësuesit e sindikatave të Kosovës.

Lajme
Në këtë takim do të vendoset për datën e grevës dhe në lidhje me protestat e paralajmëruara.
Pas këtij takimi do të mbahet konferencë për media.
Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, dje ka deklaruar se më 11 maj do të organizojnë protestë një-orëshe.
Ai ka deklaruar se numri i protestuesve do të jetë i limituar. /Lajmi.net/