Brusketa me domate
Është recete jashtëzakonisht e thjeshtë për t\'u përgaditur dhe përfundohet për një kohë shumë të shkurtër. Këtë recetë mund ta gatuani dhe ta konsumoni sidomos për paragjellat.
Lifestyle
Kohëzgjatja e përgaditjes: 30 min
Përbërësit:
3 domate
100 gr bukë e bardhë
5 thelba hudhër
Vaj ulliri
Proshutë e mishit të bardhë
Kripë
Origano
Përgaditja:
Buka e bardhë prehet në feta më të trasha dhe lyhet pjesa e sipërme me vaj ulliri, kripë dhe pak origano.
Domatet i pastrojmë dhe i prejmë në kube shumë të vogla bashkë me proshutën e mishit të bardhë dhe kësaj mase i shtojmë edhe 5 thelba hudhër, e cila duhet të jetë e coptuar shumë imët.
Tërë këtë masë e përziejmë dhe e lëmë të qëndrojë për 10 minuta si e tillë.
Fetat e prera të bukës i rendisim në një enë të rrafshët në madhësi të furës.
Masën me domate hudhra dhe proshutë e vendosim mbi bukën e lyer me vaj ulliri.
Kështu veprojmë tek të gjitha copët e prera të bukës.
Përpara se t\’i vendosim në furë i kriposim edhe pak bashkë me origano.
Brusketat duhet të qëndrojnë në furrë përafërsishtë 10 min, varësishtë sa i dëshironi të thekura.
Ju bëftë mirë.