Bronny James rikrijon bllokadën legjendare të babait – dëshmitar edhe LeBron
Një nga bllokadat më të famshme dhe me rëndësinë më të madhe në NBA ishte ajo e finales së 2016, kur LeBron James ‘ia terroi’ Andre Igoudalas.
Sport
LeBron James ishte akteri kryesor në përmbysjen e Cleveland Cavaliers ndaj Golden State Warriors në vitin 2016, përmbysje që u kurorëzua me titullin e kampionit.
Në minutat e fundit të ndeshjes së shtatë finale, Igoudala ishte i vetëm me koshin, por LeBron James nga prapa bëri bllokadën legjendare.
Një bllokadë gati identike e ka bërë i biri i LeBron, Bronny James, përcjell lajmi.net.
Bllokada ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale. Aty ishte edhe LeBron për ta parë nga afër.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell bllokadën e Bronny dhe mund t’i shihni vet ngjashmëritë. /Lajmi.net/
View this post on Instagram