Broja flet për momentet e këtij sezoni, tregon për futbollistin që i ndihmoi pas lëndimit
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka folur në një intervistë për sajtin e Chelseat, duke treguar për momentet më të vështira gjatë karrierës së tij. Broja pësoi një lëndim gjatë një miqësoreje në Dubai kundër Aston Villas në dhjetorin e vitit të kaluar, duke e lënë atë jashtë fushave deri në fund të…
Sport
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka folur në një intervistë për sajtin e Chelseat, duke treguar për momentet më të vështira gjatë karrierës së tij.
Broja pësoi një lëndim gjatë një miqësoreje në Dubai kundër Aston Villas në dhjetorin e vitit të kaluar, duke e lënë atë jashtë fushave deri në fund të këtij sezoni, shkruan Lajmi.net
Lojtari ‘kuqezi’ tregon se Ben Chilwell, ishte një prej bashkëlojtarëve që i qëndroi pranë gjatë kësaj kohe.
“Ben Chilwell më ka ndihmuar shumë. Ai ka folur me mua nga momenti i lëndimit dhe vazhdojmë të komunikojmë. Ai e ka kaluar këtë problem, dhe e di saktësisht se si ndihem unë. Presioni, ana mendore dhe të gjitha. Ai më ka dhënë një ndihmë në çdo hap. Ai s’ka pse ta bëjë këtë, por ai qëndroi me mua dhe unë kam një falënderim për të”, ishin fjalët e Brojës
Sulmuesi i Bluve të Londrës tregon se tashmë është rikthyer në stërvitje të lehta, dhe mezi pret të kthehet në fushën e lojës.
“Unë jam duke shkelmuar topin, duke lëvizur. Ju duhet të jeni të ekulibruar, ta ruani gjurin. Kështu do të kalojë disa kohë derisa të më vjen koha për të bërë sprinte, kërcime dhe gjëra të tjera. Jam shumë i lumtur me mënyren se si po shkon rikuperimi”, vazhdoi tutje lojtari i Chelseat
Broja zhvilloi 12 ndeshje në Premier League me Chelsean deri në momentin e lëndimit. Ai shënoi një gol dhe bëri një asist. Kurse në Angli e llogaritin si një sulmues i së ardhmes te Blutë e Londrës./Lajmi.net/