Britney publikon videon nga momenti kur iu thye këmba derisa po vallëzonte

Britney Spears e ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e 'frikshëm'.

ShowBiz

27/02/2020 09:01

Ylli amerikan, Britney Spears, vazhdon të jetë një prej emrave të komentuar në mediat rozë, shkruan lajmi.net.

Emri i saj ndër vite është lakuar për arsye të ndryshme e tani po shkruhet për energjinë që ka përkundër moshës.

Britney shpesh herë publikon video ku shfaqet duke vallëzuar e shijuar në maksimum ato momente, ndërsa me ndjekësit e saj ka vendosur ta ndajë edhe një incident që i ka ndodhur së fundmi.

Derisa po vallëzonte, pas gjashtë muaj pauze, ajo thyen këmbën dhe në vazhdim ua sjellim videon nga momenti i ‘frikshëm’./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B9C_PDTg2Eq/