Britma e grusht në Ferizaj, Baraliu: Jam sinqerisht i brengosur për shëndetin mendor të Albinit

Analisti Bleron Baraliu që dikur ka mbështetur hapur qeverisjen e liderit të VV-së, Albin Kurti,  ka shprehur shqetësimin e tij mbi shëndetin mendor dhe sjelljet e fundit të kryeministrit Kurti në fushatë elektorale. Madje në lidhje me një reagim të fundit që pati nga një tubim, Baraliu ka reaguar edhe hapur. Ai ka kërkuar edhe…

Lajme

20/01/2025 10:58

Analisti Bleron Baraliu që dikur ka mbështetur hapur qeverisjen e liderit të VV-së, Albin Kurti,  ka shprehur shqetësimin e tij mbi shëndetin mendor dhe sjelljet e fundit të kryeministrit Kurti në fushatë elektorale.

Madje në lidhje me një reagim të fundit që pati nga një tubim, Baraliu ka reaguar edhe hapur.

Ai ka kërkuar edhe vlerësimin e psikologëve që të konfirmojnë mendimin e tij që sjelljet e Kurtit, nuk janë normale.

”Jam sinqerisht i brengosur për shëndetin mendor të Albinit – dhe konsekuencat për gjithë ne 😢. Shiheni grushtin në fund 🤯. Ndoshta unë po ‘mbishikoj’ çka nuk vërehet, por këto sjellje e britma nuk më duken normale. Ftoj psikologët të më kundërshtojnë (ose konfirmojnë shqetësimin tim)”./Lajmi.net/