Britani e Madhe: Biçikleta të vjetra për refugjatë

Një aktivitet është nisur në Birmingham, në Britaninë e Madhe që synon të sigurojë se biçikleta është e arritshme për ata që nuk mund ta përballojnë.

Bota

10/12/2019 18:12

Aktiviteti është organizuar nga Projekti Bike, me qendër në Londër, i cili merr biçikleta të braktisura dhe i dhuron ato kryesisht për refugjatë dhe azilkërkues.

“Ne besojmë se asnjë azilkërkues në Britani të Madhe nuk duhet të detyrohet të zgjedhë midis një autobusi dhe një vakti të nxehtë”, tha Nicola Hill.

Azilkërkuesit marrin 37,75 funte në javë.

“Udhëtimi me autobus në javë mund të kushtojë deri në 21 funte. Shumë njerëz janë të varfër dhe të izoluar nga shoqëria. Ata nuk kanë qasje në shërbimet themelore,” shtoi ajo.

Ndryshe, Projekti Bike mbështetet nga shoqatat e çiklistëve dhe motorëve, transmeton Guardian.