Brexit nuk do të ndikojë në statusin e Bale dhe Trippier në La Liga

Brexiti i ka komplikuar gjërat edhe në botën e sportit.

Sport

31/07/2021 09:28

Gareth Bale dhe Kieran Trippier nuk do ta kenë problem të regjistrohen si qytetarë të Bashkimit Evropian në La Liga, transmeton lajmi.net.

Problemi qëndronte se pas Brexitit, Bale dhe Trippier nuk mund të regjistroheshin si lojtarë evropian dhe duhej të llogariteshin si jo-BE.

Por, fatmirësisht La Liga ka bërë një përjashtim në rastin e dyshes.

Sipas një marrëveshje të arritur ndërmjet La Ligas dhe Federats Spanjolle të Futbollit, lojtarët nga Britania e Madhe në dy divizionet e para të futbollit spanjoll do t’iu mundësohet regjistrimi si futbollistë të Bashkimit Evropian për 12 muajt e ardhshëm.

Kjo do të thotë që Bale dhe Trippier do të jenë me skuadrat e tyre pa problem/Lajmi.net/