Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Brenda rezidencës 6.7 milionë dollarëshe të Drake në Toronto

23:40 | 24 Janar 2020

Në shtëpinë e Drake ka edhe dhomë të çmimeve dhe hapësirën për basketboll.

Reperi Drake mund të ketë filluar nga zero, por tani ai ka një mega-rezidencë në Toronto, të bërë për familje mbretërore, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Superylli kanadez, 33 vjeç, nuk kurseu asgjë për shtëpinë luksoze prej 35,000 metrash katrorë që ndërtoi në vendin e tij në fund të vitit 2019.

Shtëpia e tij përmban edhe një “dhomë çmimesh” të veçantë dhe një ambient për të luajtur basketboll.

Në një imazh, super-ylli shihet teksa shënoi kosh, pikërisht nga ambienti i shtëpisë.

Ai ka një dhomë pritjeje magjepsëse që përmban një piano, tavolionë mermeri dhe karrige e krevate me ngjyrë gri.

Kuzhina është moderne dhe ka shumë hapësirë për t’u argëtuar. Ndërsa, pjesa e jashtme e shtëpisë së Drake duket më shumë se një pallat.

Garazhi i tij përmban 10 vetura, nga koleksioni i veturave të tij.

Më 2015, reperi bleu shtëpinë për 6.7 milionë dollarë, kurse për të dizajnuar atë punësoi kanadezin Ferris Rafauli, për t’ia bërë ëndrrat realitet.

Ai ka shpenzuar më shumë se 1 milion dollarë në pemë të larta 20 metra për kopshtin e shtëpisë, raporton CTVN.

Javën e kaluar, reperi u pa me ish-partneren e tij Rihanna, menjëherë pasi u njoftuar se u nda nga biznesmeni saudit Hassan Jameel.  /Lajmi.net/