Brenda javës, mbyllen 8 institucione shëndetësore private që operonin pa licensë
Brenda kësaj jave, janë mbyllur 8 institucione shëndetësore private që operonin pa licensë. Në lidhje me këtë, detaje ka dhënë ministri i Shëdetësisë në detyrë, Arben Vitia. Ai oërmes një postimi në Facebook, iu ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që ofrojnë shërbime shëndetësore të respektojnë ligjin dhe të veprojnë sipas rregullave. “Shëndeti i qytetarëve…

Lajme
Brenda kësaj jave, janë mbyllur 8 institucione shëndetësore private që operonin pa licensë.
Në lidhje me këtë, detaje ka dhënë ministri i Shëdetësisë në detyrë, Arben Vitia.
Ai oërmes një postimi në Facebook, iu ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që ofrojnë shërbime shëndetësore të respektojnë ligjin dhe të veprojnë sipas rregullave.
“Shëndeti i qytetarëve nuk mund dhe nuk do të lejohet që të rrezikohet nga veprimtari të paligjshme. Faleminderit Inspektoratit Shëndetësor dhe të gjithë inspektorëve për punën e përditshme dhe të palodhshme”, ka shkruar Vitia në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: