Të Infektuar: 1110

Të Shëruar: 843

Të Vdekur: 30

Brenda aeroplanit Roman Abramovich “The Bandit”

15:06 | 20 Maj 2020

Flota e avionëve të Roman Abramovich është vlerësuar në rreth 500 milionë dollarë, por asnjë nga avionët e tij privatë nuk mund të krahasohet me ‘The Bandit’.

Pasi bleu avionin në 2004, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi, oligarku rus e shndërroi Boeing 747-33A ER në një nga avionët më luksozë privatë në botë dhe besohet të ketë vlerë rreth 300 milionë dollarë.

Pronari i klubit futbollistik anglez Chelsea mban “pallatin e tij të personalizuar” në objektin e Aviacionit Harrods në London Stansted Airport, me “The Bandit” që ka një dizajn të shkëlqyeshëm të brendshëm dhe një sistem sigurie.

The interior of the Boeing 747-33A ER is laced with gold trims as well as chestnut and other luxury metals and fine wood. It also contains a banquet hall which can hold up to 30 people for wining and dining (pictured)

Dizajni i brendshëm është i përbërë nga dru të shtrenjtë, zbukurime ari dhe metale të tjera luksoze, të cilat ishin vetëm disa nga ndryshime e bëra nga oligarku, pas blerjes së aeroplanit.

Aeroplani luksoz i Abramovich gjithashtu përmban një sallë banketesh e cila mund të mbajë deri në 30 persona, ndërsa ai gjithashtu vendosi për ndërtimin e një kuzhine, zyre dhe dhome gjumi me një krevat dopio masiv në bordin e avionit.

Abramovich also installed a kitchen and an office on board, with the former also containing gilded interior

Përveç dizajnit, “The Bandit” thuhet se është gjithashtu një nga avionët më të sigurt në planet për shkak të sistemit të tij të gjerë të sigurisë.

Abramovich instaloi të njëjtin sistem mbrojtës rakete që është në bordin e AIR FORCE ONE, i njohur gjithashtu si Boeing VC-25, i cili është ‘përgjegjës’ për bartjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

The construction of a master bedroom was another change that the Chelsea owner made to the aircraft he bought in 2004.

It is believed that Mr Abramovich spent around £200million renovating his luxury jet, which is currently situated at London Stansted Airport

Sistemi i mbrojtjes anti-balistike besohet të ketë kushtuar rreth 2 milionë dollarë ndërsa ‘The Bandit’ është gjithashtu i pajisur me një sistem sigurie të klasit botëror.

Besohet se pronari i Chelsea, për të cilin besohet se vlen rreth 10 miliardë dollarë, harxhoi mbi 200 milionë për të rinovuar ‘The Bandit’.

Ndërsa ato mund të jenë më pak luksoze, Abramovich gjithashtu ka dy aeroplanë të tjerë që ai i përdor për të udhëtuar nëpër botë në stil – një Boeing 747-300 dhe një Boeing 747-700.

The Bandit (pictured) also has an expensive security system built in, which is similar to the anti-ballistic defence system used by Air Force One which carries the President of the United States of America

Russian oligarch Roman Abramovich is believed to be worth around £8.6billion, with the 53-year-old's aircraft fleet valued at around £400million