“Brenda 5 viteve më ndryshoi jeta, nga shitës cigaresh te Man Utd”, njihuni me historinë e veçantë të Eric Bailly

Pa fund janë historitë e njerëzve që futbollin e kanë parë si rrugën e shpëtimit të tyre nga varfëria.

Sport

17/02/2020 09:55

E tillë është edhe ajo e Eric Bailly, mbrojtësit të Manchester United, i cili zbulon rreth fëmijërisë së tij të vështirë.

“Iu bashkova Espanyolit në vitin 2011 dhe tri vite më vonë debutova me skuadrën e parë”, tregon Bailly për “Players Tribune”, përcjell lajmi.net.

“Më pas kalova 18 muaj te Villareal dhe papritur po luaja për Manchester United. Në harkun e pesë viteve unë kalova nga duke shitur cigare në rrugët e Abixhanit (kryeqytetit ekonomik të Bregut të Fildishtë) në fushën e një prej klubeve më të mëdha në botë”.

”Jeta ime është kthyer përmbys. Tani njerëzit më shohin si një yll, një njeri i famshëm. Kam rreth 2 milionë ndjekës në Instagra dhe jam i famshëm në vendin tim”, tregoi 25-vjeçari. /Lajmi.net/