Bremer i kalon testet mjekësore te Juventusi – së shpejti zyrtarizimi
Gleison Bremer i Torinos i ka kaluar testet mjekësore me skuadrën e Juventusit. Braziliani zgjodhi Juventusin para Interit, edhe pse “Zikaltrit” u interesuan qysh në fillim të merkatos për të, transmeton lajmi.net. Mbrojtësi do të kalojë te “bardhezinjtë” për shumën e 40 milionë eurove nga rivalët e të njëjtit qytet. Bremer shihet si lojtar me…
Sport
Gleison Bremer i Torinos i ka kaluar testet mjekësore me skuadrën e Juventusit.
Braziliani zgjodhi Juventusin para Interit, edhe pse “Zikaltrit” u interesuan qysh në fillim të merkatos për të, transmeton lajmi.net.
Mbrojtësi do të kalojë te “bardhezinjtë” për shumën e 40 milionë eurove nga rivalët e të njëjtit qytet.
Bremer shihet si lojtar me perspektivë në të ardhmen, pasi në sezonin e fundit pati paraqitje mjaft solide. /Lajmi.net/