Brekalo në radarin e Interit
Klubi italian Inter ka shfaqur interesim për futbollistin e Wolfsburg Josip Brekalo.
Sport
Sipas ‘Calcio Mercato’, Inter e ka si objektiv transferimin e Brekalos gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.
Drejtuesit Nerazzurë janë në kërkim të përforcimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe mes shumë emrave në listë tani kanë edhe futbollistin kroat.
Kroati ka kontratë me Wolfsburg deri në qershor të viti 2023, por mund të largohet gjatë kësaj vere për një shifër rreth 15 milionë euro.
23-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 33 paraqitje me klubin gjerman në të gjitha garat duke realizuar shtatë gola dhe katër asistime. /Lajmi.net/