Brazili ia dedikon Peles fitoren 4:1 ndaj Koresë së Jugut

Kombëtarja e Brazilit mori sonte një fitore të thellë 4:1 përballë Koresë së Jugut, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale. Brazili bëri një prej ndeshjeve më të mira këtë Botëror, duke kaluar pa asnjë telashe në fazën tjetër. Pas ndeshjes, lojtarët brazilianë ia dedikuan fitoren ikonës së futbollit, Pele, përcjell lajmi.net. Pele është shtrirë në spital…

Sport

05/12/2022 22:53

Kombëtarja e Brazilit mori sonte një fitore të thellë 4:1 përballë Koresë së Jugut, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Brazili bëri një prej ndeshjeve më të mira këtë Botëror, duke kaluar pa asnjë telashe në fazën tjetër.

Pas ndeshjes, lojtarët brazilianë ia dedikuan fitoren ikonës së futbollit, Pele, përcjell lajmi.net.

Pele është shtrirë në spital tash e disa ditë, pas vuan nga një sëmundje e rëndë.

Sipas raportimeve nga mediat braziliane, legjenda braziliane është në dhomën intensive, duke marrë përkujdes vetëm për dhimbjet dhe frymëmarrjen, pasi terapitë tjera shihen si të panevojshme, pasi nuk mund të kenë më efekt.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell fotografinë me banerin që mbajtën lojtarët e Brazilit, në shenjë nderimi për Pele. /Lajmi.net/