Brahimaj: Rritja e numrit të masakrave dha hapësirën për krijimin e mobilizimit të UÇK-së, 26 vite më parë

Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës. Lidhur me detajet nga ky vendim i UÇK-së, Lahi Brahimaj-Ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka treguar se hapat e parë ishin nga fillimet e bombardimeve të NATO-s kundër…

Lajme

31/03/2025 18:49

Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Lidhur me detajet nga ky vendim i UÇK-së, Lahi Brahimaj-Ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka treguar se hapat e parë ishin nga fillimet e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe. Brahimaj deklaroi se ky mobilizim i përgjithshëm ndikojë në rritjen e vullnetarëve nga diaspora për ndihmë ushtarake në krejt territorin e Kosovës.

Ai në një lidhje direkte në Dukagjin u shpreh se njëra nga arsyejet se pse ndodhi mobilizimi i tërësishëm i UÇK-së ishte rastet e shpeshta të masakrave dhe mos ndalja e krimeve serbe ndaj popullatës shqiptare.

“Me 24 mars kur filluan bombardimet e NATO-s dhe ngjarjet në vend po zhvilloheshin dhe po rriteshin masakrat dhe gjendja në teren po përkeqësohej. Atëherë filloj edhe mobilizimi i UÇK-së në nivel vendi dhe nga diaspora. Me 9 prill, pas një javë mobilizimi ishte Beteja e Koshares. Kjo u përgatit me kujdes, para NATO-s por mobilizimi i përgjithshëm ndikojë në rritjen e numrit të ushtarëve.

Operacioni “Shigjeta” ishte në kuadër të mobilizimit të UÇK-së”, tha Brahimaj.

Brahimaj shtoi se dita-ditës, 26 vite më parë, UÇK-ja u ballafaqua me plagosjen e ushtarëve të saj por edhe krimet në popullatën civile.