Brahimaj për deklaratat e Haxhiut: Ramushi ka ende plumba në trup, duhet të të vij turp për akuzat

Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka folur pas deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila e akuzon kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj për lidhje me Serbinë. Brahimaj i ka quajtur të turpshme deklaratat e Haxhiut. Sipas tij, ajo po dëshiron t’i rrënojë institucionet e drejtësisë. “Të gjithë lufëtarët e Dukagjinit e njohin Ramush…

Lajme

30/12/2024 18:02

Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka folur pas deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila e akuzon kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj për lidhje me Serbinë.

Brahimaj i ka quajtur të turpshme deklaratat e Haxhiut. Sipas tij, ajo po dëshiron t’i rrënojë institucionet e drejtësisë.

“Të gjithë lufëtarët e Dukagjinit e njohin Ramush Haradinajn, edhe Prokuroria e njeh, ndërsa Albulena Haxhiun e njohim si rrënuese e institucioneve shtetërore. Në vend që ajo të merret me srejtësi, ajo merret me shpifje. Ajo nuk merrret me raste konkrete të korrupsionit sikurse që është rasti i Marin Berishajt, Nagip Krasniqit apo rastin e rezervave shtetërore. Të quhet bashkëpunëtor i Serbisë dikush që tërë jetën ia ka kushtuar atdheut, krejt trupin e ka me plumba, është turp. Albulena Haxhiu në vend se të japë llogari për dëmët që Qeveria po ia shkakton buxhetit, ajo merret me gjëra të pavërteta”, ka thënë Brahimaj në T7.