Braha: Të gjitha rrugët e Prishtinës janë pastruar dhe po vazhdojnë të trajtohen

Luftar Braha, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, ka folur lidhur me gjendjen e rrugëve në kryeqytet pas reshjeve të fundit, ku janë përmbytur shumë rrugë. Ai ka thënë se kryeqyteti ka mbi 3 mijë e 500 rrugë dhe se të gjitha janë pastruar. “Janë pastruar të gjitha, janë trajtuar…

Lajme

12/01/2026 18:23

Luftar Braha, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, ka folur lidhur me gjendjen e rrugëve në kryeqytet pas reshjeve të fundit, ku janë përmbytur shumë rrugë.

Ai ka thënë se kryeqyteti ka mbi 3 mijë e 500 rrugë dhe se të gjitha janë pastruar.

“Janë pastruar të gjitha, janë trajtuar të gjitha në ditët që i kishim shumë të ngarkuara me ndryshime atmosferike jashtëzakonisht të shpeshta dhe shumë të shpejta”.

“Janë vazhduar të gjitha rrugët, po vazhdojnë të trajtohen sepse prej ngricave ose prej shkrirjeve të ujit po fillojnë ngrica të reja”, ka thënë ndër të tjera ai në Dukagjin.