Bota po digjet

Muajt e nxehtë të verës kanë sjellë zjarre të shumta në të gjithë botën.

Bota

06/08/2021 23:25

Përmes pamjeve satelitore, NASA ka publikuar zjarret aktive që kanë përfshirë disa vende të botës.

Ashtu sikurse mund të shihet nga pamjet, pjesa më e madhe në Afrikën jugore dhe Madagaskari janë përfshirë nga flakët.

Po ashtu, zjarre të shumta kanë përfshirë Amerikën Veriore dhe Jugore, Evropën jugore dhe një pjesë të Rusisë.