Boston Celtics deklason Brooklyn Nets

Brooklyn Nets kanë pësuar humbjen e radhës në NBA. Boston fituan me rezultat të thellë 139 – 96 ndaj Nets, shkruan lajmi.net. Boston Celtics fituan çerekun e parë me një diferencë të madhe, kjo më pas u solli në fund edhe fitoren. Nets tentuan të rikthehen në lojë, megjithatë nuk ia arritën. Për Celtics i…

Sport

02/02/2023 11:18

Brooklyn Nets kanë pësuar humbjen e radhës në NBA.

Boston fituan me rezultat të thellë 139 – 96 ndaj Nets, shkruan lajmi.net.

Boston Celtics fituan çerekun e parë me një diferencë të madhe, kjo më pas u solli në fund edhe fitoren.

Nets tentuan të rikthehen në lojë, megjithatë nuk ia arritën.

Për Celtics i dalluar ishte Jayson Tatum, i cili shënoi plot 29 pikë.

Kurse, për Nets i mirë ishte Royce O’Neale me 27 pikë gjithsej.

Për Boston Celtics kjo është fitorja e 37 në këtë sezon na NBA, teksa kanë edhe 15 humbje.

Për Brooklyn Nets kjo është humbja numër 20 dhe numërojnë 31 fitore nda 51 ndeshje sa kanë zhvilluar në total./Lajmi.net/