Borussia Dortmund shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për Adeyemin

Borussia Dortmund është duke përgatitur një kontratë pesëvjeçare për yllin e Red Bull Salzburgut, Karim Adeyami.

Sport

13/02/2022 16:28

Skuadra gjermane është favoriti në garën për 20-vjeçarin, që ka qenë i lidhur edhe me disa klube tjera evropiane, transmeton lajmi.net.

Liverpool, Barcelona, Arsenal dhe Man United gjithashtu janë të interesuara për Adeyemin, që ka 18 gola dhe katër asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe janë optimist se do i sigurojnë shërbimet për edicionin e ardhshëm.

Marrëveshja ende nuk është finalizuar, me Romano që raporton se kanë mbetur vetëm disa detaje të kompletohen, por Adeyemi është prioritet pas transferimit të Niklas Sule.

Adeyemi ka shënuar 28 gola dhe 19 asistime në 79 paraqitje për Salzburgun që nga viti 2018./Lajmi.net