Borrell takon si fillim Kurtin e më pas Vuçiq, zbardhet agjenda e BE-së për takimet e sotme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Brukselit për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuciq në kuadër të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Sot në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i nivelit të lartë në mes të kryeministrit Kurti si dhe presidentit serb, Vuciq. Ky takim vie pas nëntë muajsh pa…

Lajme

26/06/2024 14:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Brukselit për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuciq në kuadër të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Sot në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i nivelit të lartë në mes të kryeministrit Kurti si dhe presidentit serb, Vuciq.

Ky takim vie pas nëntë muajsh pa u zhvilluar asnjë takim në kuad ër të nivelit të lartë.

Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën e takimit, ku shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Joseph Borrell fillimisht pritet që të takojë kryeministrin Kurti nga ora 16:30. Ky takim pritet që të zgjasë 30 minuta, ndërsa nga ora 17:00 Borrell do të takojë presidentin serb, Vuciq.

Sa i përket takimit trilateral nga Bashkimi Evropian kanë njoftuar se ai do të nis në ora 18:00.

Ky takim do të jetë i pari në mes Kurtit dhe Vuciq pas sulmit terrorist në Banjskë ku i vdekur mbeti rreshteri policor i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pas takimit trepalësh në BE, pritet që Borrell të dalë në konferencë për media ku pritet t’i bëjë të ditura rezultatet e këtij takimi.

Kurti gjatë ditës së djeshme deklaroi se pret që përmes këtij takimi të kuptojë se ku ka arritur zhvillueshmëria e dialogut Kosovë-Serbi.

Gjithashtu ai bëri të ditur se Serbia ka vazhduar t’i shkelë marrëveshjet, madje edhe pas atyre të arritura ën Ohër./Lajmi.net/