Bordi i Barcelonës nuk pajtohet me komentet e Koeman për VAR-in në “El Clasico”

Bordi i Barcelonës nuk është i të njëjtit mendim me trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman.

Sport

12/04/2021 14:23

Koeman të shtunën deklaroi se “Blaugranëve” iu ishte bërë pradrejtësi e madhe pasi rasti i Braithwaite ishte penalti e pastër dhe këtë e pa e gjithë bota.

Madje, Koeman shkoi aq larg sa të sugjerojë se bazuar në këtë rast, sistemi VAR më mirë të hiqet nga përdorimi në Spanjë.

Por, si duket Bordi i Barcelonës nuk është në të njëjtën linjë me holandezin.

Sipas “Que T’hi Jounges”, Bordi refuzon të besojë se VAR-i është arsye për humbjen e së shtunës.

Bordi nuk beson se shkaktar është VAR dhe thjeshtë Barcelona e humbi ndeshjen nga një kundërshtar më i mirë dhe jo i padrejtë.

Megjithatë, pavarësisht komenteve dhe mospajtimeve, Bordi vazhdon të besojë në trajnerin holandez./Lajmi.net/