Bora mbulon Prishtinën, kjo është gjendja e rrugëve

Prishtina është mbuluar nga bora mëngjesin e sotëm.

Lajme

16/12/2018 08:23

Mëngjesin e sotëm kanë vazhduar reshjet e borës në vendin tonë, ku si pasojë e kësaj komunikacioni është bërë edhe më i ndërlikuar.

Rrugët e kryeqytetit tashmë janë mbuluar nga bora dhe ende nuk është bërë ndonjë intervenim për ti pastruar ato, raporton lajmi.net.

Përveç rrugës “Agim Ramadani”, që duket me e pastruar, njëjtë nuk mund të themi edhe për rrugën “UÇK”, rrugën “Luan Haradinaj” e “Zenel Salihu”.

Siç mund të shihni edhe në fotografi një pjese e rrugëve nuk janë pastruar ende dhe janë edhe me akull, po ashtu edhe një pjesë e madhe e trotuareve në kryeqytet shihet se bora nuk është larguar fare. /Lajmi.net/