Bora e parë sot në parkun e Gërmisë
Edhe pse deri më sot temperatura në vendin tonë kanë qenë mjaftë të larta, duket se tri ditët e fundit ato kanë filluar të bien. Nata e mbrëmshme ka qenë më e ftohtë, ndërsa në Gërmi ka rënë edhe borë. Bora e parë ka mbuluar një pjesë të Gërmisë, e këto pamje shihen edhe përmes…
Lajme
Edhe pse deri më sot temperatura në vendin tonë kanë qenë mjaftë të larta, duket se tri ditët e fundit ato kanë filluar të bien.
Nata e mbrëmshme ka qenë më e ftohtë, ndërsa në Gërmi ka rënë edhe borë.
Bora e parë ka mbuluar një pjesë të Gërmisë, e këto pamje shihen edhe përmes fotografive që kanë realizuar disa qytetarë aty.
Ndërsa në bazë të parashikimit të meteorologëve, sot mbi vendin tonë do të mbajë kryesisht mot i vranët, ku pritet të ketë edhe reshje të izoluara të shiut e borës dhe jo vetëm në zonat malore.
Era do fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 10-28 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C./Lajmi.net/