Bonusi i Mourinhos nëse Tottenham kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Jose Mourinho ka një bonus te Tottenham nëse kualifikon ekipin në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/01/2020 11:18

Jose Mourinho do të përfitojë 2 milionë funte nëse arrin ta kualifikojë Tottenhamin në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, shkruan “The Sun”.

Trajneri portugez befasoi kur zëvendësoi Mauricio Pochettinon si menaxher i Spurs në nëntor.

Ai mori skuadrën 11 pikë larg katër pozitave të para në Premierligë.

Por, marrë parasysh vështirësitë në arritjen e objektivit, një bonus është përfshirë në kontratën e Mourinhos.

Andaj, 2 milionë funte është pagesa shtesë për Mourinhon nëse Tottenham arrin të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Tottenham është aktualisht 9 pikë prapa Chelseat, në pozitën e katërt në Premierligë. /Lajmi.net/