Bonucci pas humbjes në finalen e Superkupës: Lazio në formën më të mirë të mundshme

Mbrojtësi i Juventus, Leonardo Bonucci, ka dhënë komentet e tij pas humbjes kundër Lazio.

Sport

23/12/2019 16:16

Lazio ka arritur të marrë fitoren e dytë kundër Juventus këtë sezon, kësaj radhe duke triumfuar në finalen e Superkupës së Italisë.

Skuadra nga kryeqyteti i shënoi tri herë ‘Zonjës së vjetër’, kurse pas ndeshjes, Bonucci ka thënë se kjo është Lazio me formën më të mirë që ka parë.

“Duhet t’i japim Lazios kreditet që kanë luajtur një ndeshje të madhe. Ne e dinim se ata janë në formë të lartë si fizikisht edhe psikologjikisht” ka thënë Bonucci, transmeton lajmi.net.

“Në fillim, ne duhej të paguanim për mungesën e agresivitetit. Por, gjatë pjesës së parë, ne menaxhuam të kthejmë balancin në lojë” shtoi mbrojtësi italian.

Lazio kishte mposhtur Juventusin me rezultatin e njëjtë edhe në ndeshjen e vlefshme për Serie A.  /Lajmi.net/