Bonucci: Ja kush do të shpallet ‘Lojtari i Vitit’ nga FIFA
Në një ceremoni të organizuar nga FIFA, sonte jepet çmimi për ‘Lojtarin e Vitit’.
Sport
Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, sonte do të shpërblejë më të mirët e viti që po lëmë.
Në garë për ‘Lojtarin e Vitit’ janë Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar.
E për Leonardo Bonuccin, favorit për ta fituar këtë çmim, është Crisitano Ronaldo.
“Më duhet të them se lojtari më i mirë i momentit është Cristiano Ronaldo, kur ne u përballëm në Kardif në finalen e Ligës së Kampionëve, ai tregoi edhe një herë se po qëndron në formën më të mirë të tij”, ka deklaruar Bonucci./Lajmi.net/