Bonucci: Duam të rikthejmë Scudetton në shtëpi

Kampione e edicionit të kaluar në Serie A u shpall skuadra e Inter, me 91 pikë të mbledhura, duke përfunduar 12 pikë pastër nga përcjellësi i dytë.

Sport

10/08/2021 11:16

Mbrojtësi i Juventus dhe kombëtares italiane, Leonardo Bonucci ka folur për objektivat e klubit të sezonit të ri, duke theksuar se rikthimi i ‘Scudettos’ është objektivi kryesor i tyre, dhe gjithashtu pret një rrugë të gjatë edhe në Ligën e Kampionëve.

Pas triumfit në Kampionatin Evropian me Italinë, qëllimi është i qartë për Leonardo Bonucci: të vazhdojë triumfiet.

Kthimi i ‘Scudettos’ në Torino dhe një rrugë “e gjatë” në Ligën e Kampionëve janë dëshirat kryesore të mbrojtësit këtë sezon, siç ka potencuar italiani në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

“Ne duam të sjellim Scudetton në shtëpi, nuk ka kuptim të fshihesh. Kur luan me Juventusin ky duhet të jetë qëllimi sezonal, pikërisht si të bësh një Ligë të Kampionëve të shkëlqyer dhe të luftosh në të gjitha frontet”, theksoi 34-vjecari.

Bonucci ndër të tjerash theksoi se favoritë përsëri mbeten Inter pasi ata janë kampionë aktual të kampionatit. /Lajmi.net