Bonucci akuzohet se iu ka bërë presion bashkëlojtarëve të ndryshojnë agjentin

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci është duke u akuzuar se ka shtyrë disa bashkëlojtarët nga skuadra dhe Kombëtarja e Italisë të ndryshojnë agjentin.

Sport

19/05/2021 12:35

Sipas Il Messaggero, italiani akuzohet që iu ka bërë presion lojtarëve për të ndryshuar agjentin, transmeton lajmi.net.

Alessandro Lucci është përfaqësues i Bonuccit në “World Soccer Agency”. Ai së fundmi arriti t’i shtoi Gaetano Castrovilli, Dejan Kulusevski dhe Gianluca Scamacca në listën e klientëve, duke iu bashkuar yjeve si Edin Dzeko, Alessandro Florenzi, Daniele de Rossi dhe sigurisht, Bonuccin.

Por, gazeta italiane zbulon se jo gjithçka është arritur në rrugën e duhur, duke iu premtuar kontrata luksoze plus edhe një vend në Kombëtare.

E gjithë kjo, ka ndodhur në dhomën e zhveshjes të Juventusit dhe Kombëtares së Italisë.

Çështja më sensacionale thuhet se është e Gianluca Scamacca, që pranoi thirrje të shpeshta derisa vendosi të largohet nga agjenti Paolo Paoloni./Lajmi.net/